“Divorci” zgjedhja e duhur, lojtari i Atalantës i pakënaqur në Bergamo

Futboll

“Divorci” zgjedhja e duhur, lojtari i Atalantës i pakënaqur në Bergamo

Më: 22 prill 2024 Në ora: 18:57
Ademola Lookman

Ademola Lookman dëshiron të largohet nga Atalanta gjatë verës.

Sulmuesi nigerian, i cili erdhi dy sezone më parë dhe shënoi 24 gola në të gjitha garat, nuk po ndihet mirë në Bergamo.

Pavarësisht paraqitjeve pozitive, qëllimi  i tij është të largohet nga skuadra e Serie A, nëse vjen një ofertë e kënaqshme.

“Divorci” me të mund të jetë zgjedhja e duhur për Atalantën, duke qenë se Lookman-it i skadon kontrata pas 2 vitesh dhe këtë verë do të mund të arkëtonte mjaft para nga shitja e tij.

Padyshim që ëndrra e lojtarit është rikthimi në Angli, në Premier League, me dëshirën për të bërë më mirë sesa te Leicester City, në sezonin e tij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat