Fabio Cannavaro trajneri më i ri i Udinese, legjenda italiane ka mision të shpëtojë sezonin e bardhezinjve

Futboll

Fabio Cannavaro trajneri më i ri i Udinese, legjenda italiane ka mision të shpëtojë sezonin e bardhezinjve

Më: 22 prill 2024 Në ora: 16:29
Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të Artë, i cili do të udhëheqë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik.

Ai nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Cannavaro është një trajner i ri dhe i përgatitur me nivel ndërkombëtar, i cili tashmë ka pasur mundësinë të provojë aftësitë e tij edhe jashtë vendit. Klubi ka identifikuar përvojën e tij në fushë dhe ishte një figurë e përshtatshme për ta çuar ekipin drejt objektivit të shpëtimit.

Legjenda e Italisë do të prezantohet zyrtarisht përpara kamerave ditën e martë, në orën 13:00 në sallën e shtypit të stadiumit “Bluenergy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat