Rrebesh golash në Londër! Manchester Utd shmang turpin, kualifikohet në finale

Futboll

Rrebesh golash në Londër! Manchester Utd shmang turpin, kualifikohet në finale

Nga: K.Goca Më: 21 prill 2024 Në ora: 19:27
Manchester Utd feston

Manchester Utd është në finalen e madhe të FA Cup (Kupës së Anglisë). 

Manchester Utd shmang turpin nga skuadra e kategorisë së dytë 

Manchester Utd ngadhënjeu me penallti me rezultat 4:2 ndaj skuadrës së kategorisë së dytë (Championship) Coventry-t.

Rrebesh golash në stadiumin “Wemblye” në Londër dhe një Manchester Utd i çuditshëm. 

Dukej se fitorja do të ishte e lehtë për "Djajtë e kuq" kur avancuan me rezultat 0:3 me golat e futbollistëve McTominay (23'), Maguire (45+1') e Fernandes (58').

Coventry bëri befasi në 20 minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, duke shënuar tre herë përmes futbollistëve Simms (71'), O'Hare (79') e Wright (90’ – nga penalltia). 

Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (3:3) dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati fitues. 

Manchester Utd ka fituar me penallti.

Nga penalltitë, për Coventry-n shënuan Wright, Torp; dështuan O'Hare e Sheaf dhe për Manchester Utd realizuan Dalot, Eriksen, Fernandes, Hojlund; dështoi; Casemiro. 

Manchester Utd do të ndeshet me Manchester Cityn në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat