Të gjithë me sytë te Real Madrid – Barcelona

Futboll

Të gjithë me sytë te Real Madrid – Barcelona

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:07
Pamje nga një ndeshje

Real Madrid do të presë mbrëmjen e sotme në shtëpi Barcelonën, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të La Liga-s spanjolle. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabéu”, do të startojë në orën 21:00.

E ashtuquajtur, "El Clasico", kjo është një ndeshje historike dhe që pritet të jetë mjaft e luftuar, jo vetëm për faktin që dy ekipet janë në garë për titullin kampion të këtij sezoni, por edhe për atë ç’ka na kanë dhuruar ndër vite.

Njihet gjerësisht beteja e ashpër që këto dy ekipe kanë me njëra-tjetrën. Plot 256 ndeshje të zhvilluara, kun ë 104 ka triumfuar Real Madrid, 100 të tjera i ka fituar Barcelona, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Në këtë sfidë skuadrat vijnë me qëllimin kryesor 3 pikët, pasi ndeshja e sotme mund të vendosë shumë ç’ka për fatet e kampionatit.

Real Madrid renditet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 78 pikë të grumbulluara pas 31 javësh kampionat. Në krahun tjetër, katalanasit me 70 pikë mbajnë vendin e dytë dhe në rast fitoreje, do të rihapnin garën për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat