Tirana tenton përmbysjen

Futboll

Tirana tenton përmbysjen

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:00
Tirana

Mesjava që vjen rezervon dy përballjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën, Tirana do të presë Kukësin, ndërkohë që Egnatia udhëton drejt Shkodrës për të matur përsëri forcat me Vllazninë.

Tirana do tentojë që të zhvlerësojë humbjen 2-0 të pësuar në “Kukës Arena” dy javë më parë. Ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë, duke parë që verilindorët nën drejtimin e Bledar Devollit kanë një tjetër fytyrë.

Bardheblutë vijnë pas dy fitoresh radhazi në Superiore e synojnë triumfin e tretë. Diçka që këtë edicion nuk e kanë realizuar asnjëherë. Kukësi në krahun tjetër, mbahet në Superligë vetëm nga matematika dhe fokusin e ka vetëm te Kupa. Ku kërkon të shkojë në finale dhe epokën në elitë ta mbyllë me një trofe.

Maksimalisht interesante është dhe përballja mes Vllaznisë dhe Egnatias. Rrogozhinasit fituan minimalisht në shtëpi (1-0). Përballë njëra-tjetrës do të vihen dy skuadra e vendeve të para në kampionat. Që duan t’i shkojnë deri në fund dhe këtij kompeticioni.

Egnatia është fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë. Finalja e madhe do të zhvillohet në datën 12 majit në “Air Albania".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat