Njëri po qante, tjetri po qeshte pas eliminimit - pamje që tregojnë realitetin e Chelseat këtë sezon

Futboll

Njëri po qante, tjetri po qeshte pas eliminimit - pamje që tregojnë realitetin e Chelseat këtë sezon

Më: 21 prill 2024 Në ora: 10:17
Lojtarët e Chelseat

Tifozët e Chelseat mbetën të zemëruar pasi panë reagimin e njërit prej lojtarëve të tyre me të përfunduar ndeshja ndaj Manchester Cityt.

Goli i Bernardo Silvës i mbajti ‘gjallë’ shpresat e Manchester Cityt për të fituar dy trofetë në Angli, teksa djemtë e Pep Guardiolës siguruan një fitore minimale me rezultat 1-0 në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Chelseat.

City u rikthye tek rezultatet pozitive pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë, aty ku pësuan në penallti nga Real Madridi.

“Blutë e Londrës” në anën tjetër, shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi dhe kështu do ta përfundojnë sezonin pa trofe.

Pas përfundimit të ndeshjes qarkulluan disa pamje ku veterani Thiago Silva kishte shpërthyer në lot, teksa pak metra larg tij Noni Madueke po buzëqeshte.

Kjo shkaktoi reagimin e tifozëve, që përmes platformës X treguan indinjatën e tyre ndaj Maduekes, duke e kritikuar për gjestin.

Një tifoz tha: Madueke është patetik.

Një tjetër shtoi: Diferenca mes gjeneratave në një video.

Një i tretë tha: Mentaliteti është krejtësisht ndryshe.

Me që ra fjala, Manchester City do të presë në finale fituesin e ndeshjes Manchester United – Coventry City që do të zhvillohet të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat