Arsenali merr pikë të plota, përforcon hapin për titull

Futboll

Arsenali merr pikë të plota, përforcon hapin për titull

Nga: K.G. Më: 20 prill 2024 Në ora: 22:26
Pamje nga ndeshja

Arsenali ka importuar tre pikë të mëdha duke përforcuar hapin në luftë për titull në Premier League. 

Arsenali e ka mposhtur me rezultat 2:0 Wolves-in, në takimin e javës së 34-të. 

Vendasit u përpoqën deri në fund por nuk ia dolën që të barazojnë rezultatin. 

Image

Pamje nga ndeshja

Në fund të pjesës ë parë ka realizuar Trossard pas asistimit të futbollistit Gabriel Jesus. 

Në minutën e 90+3, Odegaard shënoi për 0:2.

Arsenali merr kreun e tabelës me 74 pikë por ka një ndeshje më shumë se Manchester City (73 pikë) dhe Liverpooli (71). 

Wolves renditet në vend të 11-të me 43 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat