Uran Bislimi spektakolar, një gol dhe një asistim në Zvicër

Futboll

Uran Bislimi spektakolar, një gol dhe një asistim në Zvicër

Uran Bislimi Nga Uran Bislimi Më 20 prill 2024 Në ora: 22:26
Uran Bislimi feston

Lugano ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lausanne-s.

Uran Bislimi ka shënuar në minutën e 4-të dhe ka asistuar në golin e dytë ku ka shënuar Grgiç në minutën e 10-të.

Steffen i Laganos dështoi nga penalltia në minutën e 90+4. 

Image

Bislimi është në formën më të mirë. 

Ai ka bërë paraqitje spektakolare duke e ndihmuar ekipin e tij që të ngadhënjejë ndaj Lausannes.

Portieri Amir Shaipi, futbollistë Albian Hajdari e Uran Bislmi.,u paraqitën standardë për Luganon. 

Shkëlqim Vladi futet në lojë në minutën e 78-të për Luganon ndërsa Bislimi është zëvendësuar në atë të 85-tën.

Lugano aktualisht renditet në vend të dytë me 59 pikë e ka tre më pak se lideri Young Boys (një ndeshje më pak) dhe

Lausanne është në të 8-tin me 40 sosh pas javës së 33-të në elitën e futbollit zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat