Portieri i kombëtares së Kosovës, me notë të madhe në Angli

Futboll

Portieri i kombëtares së Kosovës, me notë të madhe në Angli

Më: 20 prill 2024 Në ora: 18:17
Arijanet Muriç

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, e ka shpërblyer në mënyrën më të mirë besimin e trajnerit të Burnleyt, Vincent Kompany.

Muriq dhuroi paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren 4:1 të Burnleyt në udhëtim te Sheffield Unitedi.

Kësisoj, Burnley mbetet në luftë për mbijetesë. Ka 23 pikë në venin e 19-të, tre më pak se vendi i 17-të.

Faqja që merret me vlerësimin e lojtarëve, “SofaScore”, e ka zgjedhur portierin e Kosovës si më të mirin e ndeshje, duke e notuar me 9.

Muriqi realizoi 10 pritje, prej tyre tetë brenda zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat