Brentford poshtëron Lutonin, nuk ka minuta lojë për Strakoshën

Futboll

Brentford poshtëron Lutonin, nuk ka minuta lojë për Strakoshën

Nga: K.G. Më: 20 prill 2024 Në ora: 17:53
Brentford

Brentford me rezultat 5:1 e ka poshtëruar Lutonin vendas, në takimin e javës së 34-të të Premier League. 

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka qëndruar në bankë, nuk pati as kësaj radhe minuta lojë për të. 

Wissa (24' e 45+1'), Pinnock (62'), Lewis - Potter (64') e Schade (86'), shënuan për udhëtuesit dhe Berry (90+2) shënoi për vendasit. 

Brentford zë vendin e 14-të me 35 pikë e Luton të 18-tin me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat