Zbulohet se sa miliona i ka humbur Arsenali dhe Man City me eliminimin nga Liga e Kampionëve

Futboll

Zbulohet se sa miliona i ka humbur Arsenali dhe Man City me eliminimin nga Liga e Kampionëve

Më: 20 prill 2024 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Arsenali që u mposht nga Bayern Munich dhe Manchester City nga Real Madridi në ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampioneve, po qe se do të vazhdonin tutje do të fitonin miliona euro, shkruan Daily Mirror.

Ekipet humbën deri në 32.5 milionë euro secili.

Ata gjithashtu humbasin miliona të ardhura që mund të ishin krijuar nga shitja e biletave dhe marketingu nëse do të kalonin në gjysmëfinale.

Katër gjysmëfinalistët do të fitojnë 12.5 milionë euro secili; të dy që do të arrijnë në finale do të fitojnë 15.5 milionë euro shtesë.

Fituesi do t’i shtojë 4.5 milionë euro llogarisë së tyre, duke bërë një rritje të konsiderueshme financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat