Rivaldo: Ka gjashtë arsye pse Mourinho duhet të zëvendësojë Xavin

Futboll

Rivaldo: Ka gjashtë arsye pse Mourinho duhet të zëvendësojë Xavin

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:57
Rivaldo

Legjenda e Barcelona-s e konsideron Jose Mourinho-n si zëvendësuesin ideal të Xavi-t në stolin e katalanasve.

Rivaldo shënoi 130 gola në 235 paraqitje gjatë pesë viteve me gjigantët spanjollë.

Rivaldo është i bindur se Mourinho është një person i madh dhe e njeh mjaft mirë klubin për të zëvendësuar Xavi.

Braziliani tha për Betfair: “Nuk e shoh Guardiolën që t’i bashkohet Barcelonas së shpejti.

“Unë mendoj se i vetmi shans real do të ishte kur ai të dëshirojë të kthehet në shtëpi dhe të shijojë më shumë jetën familjare, gjë që është më e lehtë për të në Barcelonë, dhe mund të jetë trajner i ekipit në të njëjtën kohë.

“Kështu që sot varet shumë më tepër nga ai, por mendoj se është shumë e vështirë për sezonin e ardhshëm.

“Ai po bën mirë në Angli dhe mendoj se ky rikthim do të varet gjithashtu nga gjendja financiare e klubit dhe nëse ata mund të blejnë lojtarë për Guardiolan.

“Ka shumë tifozë që nuk pranojnë lojtarë apo trajnerë që kanë luajtur ose drejtuar ekipin rival të tyre. Por Jose Mourinho ka qenë tashmë te Barcelona, me Sir Bobby Robson, dhe ai është një person i madh.

“Duke marrë parasysh që ai është pa klub dhe situatën në Barcelonë, për mendimin tim, është më e lehtë për të që t’i bashkohet ekipit sesa Guardiola tani, dhe mendoj se do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për Barcelona-n, edhe pse disa tifozë mund të mos jenë të kënaqur me këtë zgjedhje.

“Pa dyshim që ai do të bënte një punë të shkëlqyer, ai e njeh ekipin, kampionatin spanjoll, Champions League dhe ka shumë përvojë”.

Gjashtë arsyet e Rivaldo-s pse Jose Mourinho do të ishte i përshtatshëm për të zëvendësuar Xavi në Barcelonë.

– E njeh klubin – ka punuar si përkthyes dhe ndihmës trajner midis viteve 1996 dhe 2000

– Njeri i madh

– Pa ekip – u largua nga Roma në janar

– E njeh kampionatin – fitoi një titull në La Liga gjatë kohës te Real Madrid

– Fitues i Champions League – me Porton (2004) dhe Inter (2010)

– Me eksperiencë – Karriera 37-vjeçare e trajnerit e ka parë atë të fitojë 26 trofe të mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat