Cardinale dhe Milani të pakënaqur me Piolin

Futboll

Cardinale dhe Milani të pakënaqur me Piolin

Më: 20 prill 2024 Në ora: 14:08
Stefano Pioli

Stefano Pioli është i destinuar të shkarkohet nga Milani në verë, një vendim që mesa duket është shqyrtuar vazhdimisht gjatë pesë muajve të fundit.

Presioni është rritur mbi Piolin tash e disa muaj, por gjërat kanë ndryshuar pas eliminimit së fundmi në çerekfinale të Ligës së Evropës nga Roma, rezultat që duket se e ka rënduar më shumë situatën trajnerit italian., raporton KosovaPress.

Spekulime të shumta nga Italia sugjerojnë se Milani e ka marrë vendimin, duke planifikuar të shkarkojë Piolin në fund të sezonit për të krijuar hapësirë për një zëvendësim. Zëvendësuesit e mundshëm për teknikun italian përfshijnë Mark van Bommel, Christophe Galtier, Paulo Fonseca, Julen Lopetegui dhe Marcelo Gallardo.

Siç bëhet e ditur nga “Calciomercato.com”, zhgënjimi është rritur për Piolin nga shefat e Milanos që nga gjysma e parë e sezonit, me pronarin Gerry Cardinale që filloi të humbasë besimin që në muajin dhjetor, kur deklaroi se nuk ishte i kënaqur me pozicionin aktual në Serie A ose Ligën e Kampionëve.

Kjo pakënaqësi është krijuar që nga ajo kohë, por një seri rezultatesh të mira ndihmuan paksa situatën e Piolit. Pavarësisht kësaj, besimi te trajneri ishte i ulët dhe Zlatan Ibrahimovic ishte gjithnjë e më i bindur se duhej një ndryshim, duke konfirmuar pozicionin e tij pas largimit nga Liga e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat