Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes te Beshiktashi!

Futboll

Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes te Beshiktashi!

Më: 19 prill 2024 Në ora: 22:26
Ernest Muçi

Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes te Beshiktashi!

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje spektakolare në kampionat me Beshiktashin në duelin ndaj Ankraguçunës.

Talenti shqiptar shënoi golin e parë të sfidës në triumfin 2-0 që skuadra bardhezi arriti në shtëpi.  

Në fund të sfidës Muçi u zgjodh lojtari i ndeshjes, teksa u vlerësua me notën më të lartë, plot 8.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Shqiptari regjistroi 91 % të sakta si dhe 2 pasime kyçe. Gjithashtu 23-vjeçari shënjestroi 3 herë portën, ku përveç golit krijoi edhe një shans të madh shënimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat