Formacionet zyrtare Manchester City - Real

Futboll

Formacionet zyrtare Manchester City - Real

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Sonte luhet takimi Manchester City - Real Madrid, i vlefshëm për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. 

“Los Blacos” nuk ka fituar kurrë në Mançester, “qytetarët” mund të bëhet skuadra e dytë që eliminon Realin e Madridit në fazat me eliminim direkt të Champions në dy sezone radhazi, pas Milanit në 1988-89 (gjysmëfinale) dhe 1989-90 (1/8-at).

Verdikti i Mançester Siti-Real Madrid sot në “Etihad”, pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” javën e shkuar, do të jetë i paparashikueshëm, ashtu siç gjithnjë është mes dy ekipeve: njërit që konsiderohet prej shumë vitesh favorit për ta fituar këtë trofe dhe tjetri që është rekordmeni i turneut me 14 trofe.

Në ndeshjen e sotme, Ançeloti është detyruar të bëjë një ndryshim në krahasim me një javë më parë, pasi në vend të Tçuamenit të pezulluar për kartonë, luan Naço nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

MANÇESTER SITI: Ederson; Gvardiol, Diash, Akanzhi, Uoker; Rodri, De Bryjne; Foden, Silva, Grilish; Haland
Trajner: Pep Guardiola

REAL MADRID: Lunin; Mendi, Naço, Rydiger, Karvahal; Kros, Kamavinga, Valverde; Bellingam; Vinicius, Rodrigo
Trajner: Karlo Ançeloti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat