I dehur në stërvitje dhe përplasja me Messin

Futboll

I dehur në stërvitje dhe përplasja me Messin

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:58
Lionel Messi

Neymar ishte përfshirë në një përplasje me Lionel Messin dhe lojtarë të tjerë përpara largimit të tij nga Paris Saint-Germain.

Sipas një raporti nga L’Equipe, braziliani u shfaq në disa seanca stërvitore i dehur. Gjatë një seance të veçantë, ai thuhet se u përfshi në një përplasje me lojtarë si Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Lionel Messi.

Besohet gjithashtu se ai pati një përplasje ku përfshihej një lojtar i ri i quajtur Ismael Gharbi. Tensionet brenda ekipit u rritën si rezultat i përkeqësimit të marrëdhënies së tij me Kylian Mbappe.

Edhe këtë vit, sherri mes dy yjeve duket se ka vazhduar.

Edhe pse ai është larguar nga klubi që atëherë, Neymar “pëlqeu” një postim që vinte në dyshim pse Mbappe kishte kaq ndikim në Parc des Princes.

Braziliani u largua nga Parisi për tek Al-Hilal në Ligën Pro Saudite pas kritikave të vazhdueshme nga tifozët.

Ai nuk ishte lojtari i vetëm që u largua nga gjigantët francezë verën e kaluar, pasi Lionel Messi gjithashtu vendosi t’i japë fund kohës së tij në Europë.

Neymar ka luajtur vetëm pesë ndeshje për Al-Hilal, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, që e ka lënë atë jashtë fushe për të gjithë sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat