Fagu pas fitores me Kukësin: Në rast se do kapim “Final 4"

Futboll

Fagu pas fitores me Kukësin: Në rast se do kapim “Final 4"

Më: 13 prill 2024 Në ora: 18:13
Fagu

Tirana fitoi kundër Kukësit me rezultatin 1-0, në një ndeshje shumë të luftuar nga të dy skuadrat, që pa në fund të triumfonin bardheblutë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve Erbim Fagu dha një intervistë ku foli për këtë fitore tepër të rëndësishme të ekipit të tij:

“Sigurisht për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja për vazhdimësinë e kampionatit, Kukësi kishte rastet e veta, edhe ne po e kërkonim golin. dhe lamë shumë hapësira mbrapa. Por siç thashë, na interesonin 3 pikët.

Është shenjë e mirë që nuk pësojmë gol, kemi filluar të kemi stabilitet në mbrojtje, kemi pasur një ngërç psikologjik sepse rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë. Por shpresoj që me këtë fitore ta kemi thyer akullin dhe të vazhdojmë për “Final 4”.

Mbase mund të jetë e vërtetë, por Najdovski ka kaluar një gjendje gripale para ndeshjes me Skënderbeun, për Lushkjen donim të freskonim skuadrën prandaj e zëvendësova kokë më kokë.

Unë mendoj që nuk është momenti që të gjejmë fajtor por duhet të jemi të gjithë bashkë për të arritur objektivat që kishim në fillimin e sezonit. Sot ishte një ndeshje e rëndësishme për të kapur “Final 4” por kemi edhe ndeshjen e kthimit në Kupë.

Ne në fakt e kishim përgatitur ndeshjen gjatë gjithë javës, ndërrimi i lojtarëve ishte për efekt që ne të vazhdonim të këmbëngulnim te hapësirat që Kukësi linte bosh ashtu si te rasti i golit.

Me organikën që kemi, me lojtarët që kemi, në rast se do kapim “Final 4” do të jemi kandidat për të fituar titullin. Shpresojmë ta kalojmë këtë ngerç psikologjik dhe të realizojmë objektivat”,- tha Fagu për “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat