Ish - trajneri i Man City Academy zbulon se Interi kishtë bërë ofertë për Fodenin

Futboll

Ish - trajneri i Man City Academy zbulon se Interi kishtë bërë ofertë për Fodenin

Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:24
Foden

Ish-trajneri i Akademisë së Manchester Cityt, Darren Bowman, zbuloi se Interi donte të nënshkruante me Phil Foden, kur ai ishte ende duke luajtur për të rinjtë e “Qytetarëve”.

Megjithatë, dëshira e yllit të tanishëm anglez ishte që të vazhdojë me Man Cityt dhe të mos largohet, pavarësisht interesimit nga “Nerazzurrët”.

Bowman, në një intervistë të dhënë së fundi për “TalkSport”, zbuloi se si Interi dontë të transferonte Fodenin, kur ai ishte ende larg debutimit me ekipin e Pep Guardiolas.

“Një turne tjetër që ai luajti, dhe ne morëm një ofertë nga Interi për ta blerë atë. Ne ishim në Itali dhe ata po pyesnin: ‘Sa doni?’. Ka gjithmonë interes dhe oferta për lojtarë të tillë. Ju duhet të siguroheni që të ruani talentin tuaj më të mirë dhe t’i mbani ata”, tha fillimisht ai.

“Për dikë si Phil, ai nuk do të largohej kurrë. Ai është një tifoz i Cityt, ai ishte një lojtar i Cityt, ai është i Cityt dhe nuk është i interesuar për asnjë klub tjetër. Phil ishte i njohur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën për shkak të nivelit të tij, por nuk kishte asnjë mënyrë që ai do të largohej nga klubi ose klubi do ta linte ndonjëherë të largohej”, deklaroi Bowman.

23-vjeçari ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 45 paraqitje deri tash në këtë sezon.

Phil Foden ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat