Formacionet e sfidës Milan - Roma

Futboll

Formacionet e sfidës Milan - Roma

Më: 11 prill 2024 Në ora: 20:19
Formacionet e sfidës

Nuk mund të kishte përballje më të bukur, në çerekfinalet e Europa League.

“Djajtë” e Milan presin mbrëmjen e kësaj të enjteje, në “mitikun” e “San Siro”, “Verdhekuqtë” e Roma-s, në një përballje tërësisht italiane, ku natyrisht pritet vetëm spektakël dhe një “luftë” e vërtetë në fushën e blertë.

Sa i përket formacioneve, tekniku, Stefano Pioli i ka rreshtuar “Kuqezinjtë” me formulën e zakonshme, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” francez, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandez e Calabria, me qendrën që mbulohet nga Thiaw e Gabbia.

Para mbrojtjes janë vendosur Reijnders e Bennacer, ndërsa më të avancuar janë Rafael Leao, Ruben Loftus-Cheek e Christian Pulisic dhe në sulm pozicionohet i vetëm, “veterani” francez, Olivier Giroud.

Në krahun tjetër, tekniku Daniele De Rossi nuk ka ndryshuar asgjë në formacionin e tij, duke i pozicionuar “Verdhekuqtë”, me rreshtimin 4-3-3, me portën që mbrohet nga talenti serb, Svilar. Celik e Spinazzola vendosen në krahët e mbrojtjes, ndërsa në qendër Smalling e Mancini. “Dirigjimi” i mesfushës i është besuar treshes Pellegrini-Cristiante-Paredes, ndërsa tridenti i sulmit plotësohet nga El Shaarawy, Lukaku e Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat