“Bashkë drejt mbrojtjes së titullit”, Guerrilsat janë gati

Futboll

“Bashkë drejt mbrojtjes së titullit”, Guerrilsat janë gati

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Partizani do të presë Vllazninë sot në mbrëmje në orën 20:00.

Supersfida e javës së 30-të të Superiores që luhet në stadiumin ‘Air Albania’.

Një duel për t’u parë e shijuar që vë përballë dy skuadra rivale për titullin kampion. Rrethanat e kampionatit deri në këtë pikë bëjnë që ky 90 minutësh të jetë një ‘finale’ për vendin e dytë të klasifikimit.

Të kuqtë duan fitoren për të parakaluar shkodranët në renditje dhe për të arritur këtë duhet ndihma e tifozëve. Ultras Guerrils pritet të jenë të shumtë në numër për të qenë lojtari i 12-të i skuadrës.

Tifogrupi i kuq ka dalë me një njoftim në Facebook ku kërkojnë një mbështetje masive në këtë muaj deçiziv të sezonit.

"Edielë ora 20:00 luhet Partizani - Vllaznia në stadiumin Air Albania. Biletat në sektorin N ku do të vendoset UG kushton 300 lekë.

Ndeshja është e rëndësishme për objektivat e klubit në fazën e kampionatit nga ku vendoset dhe pozicionimi për Final 4. Pas Vllaznisë, këtë muaj luajmë me Egnatian, Dinamon dhe Minjtë. Ajo që na duhet në këtë fazë deçizive është prezenca dhe masiviteti. Ftojmë të gjithë tifozët e kuq të na bashkohen.

Bashkë drejt mbrojtes së titullit !
Forca Partizani!",
njoftojnë tifozët e Partizanit/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat