PSG dështon

Futboll

PSG dështon

Më: 6 prill 2024 Në ora: 23:12
Pamje nga ndeshja

Paris Saint-Germain “ngec” në shtëpi përballë vendit të fundit në kampionat, Clermont. 90-minutëshi i luajtur në “Parc Des Princes”, prodhoi vetëm një barazim 1:1.

Madje, vendasit edhe mund të kishin dalë ‘duarbosh” nga kjo sfidë duke qenë se ishin në disavantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes. Clermont kaloi në avantazh në minutën e 32 me Keita.

Parizienët gjetën golin në minutat shtesë të pjesës së parë me Mayulu, por goli u anulua me VAR për një faull të disa sekondave më parë.

Në fraksionin e dytë, PSG tentoi vazhdimisht për të barazuar shifrat, me golin që erdhi vetëm në minutën e 85 me anë të Ramos pas një kombinimi me Mbappe.

Minutat e mbetura nuk prodhuan më raste për PSG që u mjaftua me një pikë dhe mbetet në krye të Ligue 1 me 63 pikë ndërsa Clermont, qëndron e fundit në renditje me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat