Postecoglou dhe Tottenham: Por nuk jam këtu për këtë

Futboll

Postecoglou dhe Tottenham: Por nuk jam këtu për këtë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:39
Postecoglou

Ange Postecoglou nuk ka qenë asnjëherë banal në deklaratat e tij dhe e ka konfirmuar këtë edhe në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Nottingaham Forrest .

Spurs janë në garë për një vend në Champions League, tri pikë larg Aston Villa-s së vendit të katërt, dhe në fillim të sezonit kanë mbajtur edhe ritmin e tre kryesuesve.

Megjithatë, tani objektivat e skuadrës janë më të qartë dhe trajneri ka shpjeguar zgjedhjen e tij për të shkuar në Londër dhe për të marrë drejtimin e Tottenham.

“Arsyeja kryesore për të cilën kam ardhur te Tottenham më shumë se çdo gjë tjetër është se nuk ka fituar asgjë për një kohë të gjatë. Ja pse kam ardhur këtu.

“Kjo ka qenë gjëja që më ka tërhequr më shumë. Është Premier League, fitoj shumë para, stadiumi është fantastik… por adhuroj sfidën”.

Pas objektivave, trajneri ka folur edhe për merkaton: “Dua lojtarë që të thonë: ‘Spurs nuk janë në Champions, por nëse fitoj diçka me ata, mund të thotë shumë për mua dhe karrierën time. Kështu që jam gati për këtë sfidë!’.

“Ky është lloji i lojtarit që dua të marrë te Tottenham. Kam marrë Van de Ven këtë vit: nuk është një lojtar i keq, apo jo? Po ne ishim në Champions? Jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat