Kida: Me ecurinë që kemi, është mëkat që të mos dalim në vendin e tretë

Futboll

Kida: Me ecurinë që kemi, është mëkat që të mos dalim në vendin e tretë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:10
Qëndrim Kida

Trajneri Qëndrim Kida ka thënë se Malisheva mori pikë të vlefshme përballë Dukagjinit, por ka shtuar se skuadra e tij meritoi më shumë.

Malisheva dhe Dukagjini u ndanë baras, 1:1.

“Edhe pse mbetëm me një lojtar më pak, dominuam në të gjitha aspektet, patëm raste.

Në këtë ndeshje pati edhe shumë ndërprerje. U dëmtuam me kartonin e kuq por lojtarët krijuan shumë dhe merituam ta fitonim ndeshjen.

Sot për shkak të mungesës së një lojtari shkaku i kartonit të kuq, Hazrollaj ka luftuar dhe vrapuar shumë. Ka shpenzuar shumë energji. Ai ka potencial shumë më të madh se sa kjo që po shohim.

Është kënaqësi.

Por ne kemi edhe 3-4 individë tjerë që kanë shumë potencial. Me ecurinë dhe lojërat që kemi shfaqur, është mëkat që të mos dalim në vendin e tretë”, ka deklaruar Kida pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat