Gostivari në Kratovë

Futboll

Gostivari në Kratovë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 12:11
Pamje nga një ndeshje

Java e 26-të në elitën e futbollit maqedonasr do të zhvillohet brenda dy ditëve.

Gjithçka do të nis të shtunën me ndeshjen Sileksi - Gostivari, ndërsa të dielën spikasin ndeshjet mes skuadrave të kreut dhe atyre të pjesës së poshtme, duke mos përjashtuar këtu edhe ndeshjet direkte për mbijetesë, siç është ndeshja midis Voska Sport dhe Rabotniçkit.

Një tjetër ndeshje që zgjon shumë interesim, është ajo midis Vardarit dhe liderit aktual, Struga Trim Lum.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit, aty ku kampionët në fuqi herën e fundit kishin barazuar pa gola ndaj Rabotniçkit.

FC Shkupi do të udhëtojë për në Shtip, për tu përballur me Bregallnicën, ndërkohë Shkëndija e Tetovës në lagjen e Gjorçe Petrovit në Shkup do të ndajë mejdanin me  Makedonija GJ.P.

Ndeshja e fundit, është ajo midis Tikveshit dhe AP Brera, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kavadar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat