Kosova U19 prin në tabelë pas fitores bindëse ndaj Luksemburgut

Futboll

Kosova U19 prin në tabelë pas fitores bindëse ndaj Luksemburgut

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:36
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U19 ka mposhtur Luksemburgun me rezultat të thellë 4:0.

Dardanet fituan edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit B3 në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova ka edhe një ndeshje në këtë fazë dhe atë përballë Izraelit që luan më 8 prill.

Aktualisht Kosova është e para në grup pasi ka gjashtë pikë të arkëtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat