Rashford e nis ndaj Chelsea nga stoli

Futboll

Rashford e nis ndaj Chelsea nga stoli

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:56
Ten Hag e Rashford

Nuk njihnin humbje në kampionat, që prej muajit shkurt, dhe kjo ecuri pozitive e “Bluve të Londrës”, duket se do të vazhdojë, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje kanë siguruar një fitore tejet dramatike, ndaj një rivali tejet të fortë, si “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin spekakolar, 4 me 3, në sfidën e vlefsme për javën e 31-të, të Premier League.

Mirëpo, në kampin e “Londinezëve” ka festë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për kundërshtarët, teksa te këta të fundit bëri jo pak përshtypje mungesa në formacionin titullar e “yllit” të sulmit, Marcus Rashford, i cili prej dy sezonesh tashmë është kthyer në një pikë referimi, në sulmin e “rekordmenëve” të Premier League.

Ndaj “Bluve”, Rashford preku fushën e blertë vetëm në minutën e 60’-të, të sfidës, teksa menjëherë pas përfundimit të saj, mbi këtë vendim ka folur vetë tekniku i “Djajve”, Erik ten Hag, i cili u shpreh se kishte planifikuar t’i jepte mundësi sulmuesit anglez për t’u çlodhur disi dhe për të qenë në 100%-in e tij, fundjavë,kur do të përballen me kryesuesit e Liverpool.

“Vendosa për Marcus Rashford që të qëndrojë në stol për rotacion, për ta mbajtur atë dhe ekipin të freskët gjatë një periudhe të ngarkuar me një tjetër ndeshje të madhe që kemi të dielën”,- i cili duket se kërkon të marrë maskimalen ndaj, “Të Kuqve”, të Jurgen Klopp, ku një rezultat pozitiv për “Djajtë”, nuk do të jetë aspak i lehtë për t’u siguruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat