Raphinha në radarët e tre klubeve angleze

Futboll

Raphinha në radarët e tre klubeve angleze

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:15
Raphinha

Beteja për të siguruar shërbimet e Raphinha po bëhet më e ashpër në Londër, me Tottenham, Arsenal dhe Chelsea që kanë shfaqur interes të lartë për anësorin brazilian.

Barcelona, me një situatë të vështirë financiare, është e gatshme të shesë 27-vjeçarin në merkaton e verës, gjë që ka ringjallur interesin nga klubet e Premier League.

Katalanasit duan të lehtësojnë situatën e tyre financiare, duke bërë që presidenti Joan Laporta të konsiderojë shitjen e Raphinha në fund të sezonit. Ky lajm ka bërë që Tottenham, Arsenal dhe Chelsea të shfaqin interes konkret.

Nuk duhen nënvlerësuar as klubet saudite, pasi thuhet se janë të gatshme të ofrojnë 100 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat