Marcelo krijon ekipin e ëndrrave me ish-shokët e skuadrave

Futboll

Marcelo krijon ekipin e ëndrrave me ish-shokët e skuadrave

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:35
Marcelo e Ronaldo

Ikona e Real Madridit, Marcelo, arriti gjithçka në karrierën e tij me Los Blancos dhe kombëtaren e Brazilit.

Së fundmi ai emëroi 11 lojtarët më të mirë me të cilët ka ndarë fushën për Madrid Xtra.

Lista përfshin superyjet aktualë dhe të dikurshëm, si Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario dhe Neymar Jr, ndërsa gjashtë nga lojtarët e zgjedhur nga ai kanë luajtur për Real Madridin.

Marcelo zgjodhi Keylor Navas si portier, Thiago Silva, Sergio Ramos, Roberto Carlos dhe Rafinha si mbrojtës, Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro si mesfushorë dhe Neymar, Ronaldo Nazario dhe Neymar Jr si sulmues.

Legjenda braziliane kaloi 15 vjet me gjigantët spanjollë (2007-2022), duke fituar gjashtë herë La Liga dhe pesë herë Champions League. Në nivel ndërkombëtar, ai fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat