Reagon FC Behari: NUk jemi ekip që hyjmë në matematika e marrëveshje

Futboll

Reagon FC Behari: NUk jemi ekip që hyjmë në matematika e marrëveshje

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:36
Pamje nga një ndeshje

Klubi i futbollit Behari ka reaguar ndaj, siç thotë në komunikatën e lëshuar sot, padrejtësive që po i bëhen klubit nga Liga e Dytë e futbollit të Kosovës.

Ky klub kërkon drejtësi pasi pretendon se deri tash nuk po has në një të tillë.

Behari i përmend dy ndeshjet në të cilat ka kërkuar që t’i referojnë gjyqtarë të Superligës dhe që të gjykojnë drejt, pasi insiston se nuk është klub që hyn në matematika dhe në marrëveshje.

Por, drejtuesit e këtij klubi kanë mbetur të dëshpëruar me referët.

Për çudi komisioni dërgon gjyqtarë ‘profesionistë’ që se besoj që ka ndonjë klub i rangjeve Superligë dhe Ligë e Parë në Kosovë që nuk është ankuar në drejtësinë e tyre. Si mundet një gjyqtarë ta bart stemën e FIFA-s pa fije turpi dhe të jetë i njohur për tendencë”, shkruan ky klub në faqen zyrtare në Facebook.

“Është turp që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit ku shumica e lojtarëve tanë janë agjërueshëm dhe të luhet me djersën e tyre.

Shpresojmë që komisionet përkatëse në FFK të marrin masa për eliminimin e këtyre dukurive të cilat e dëmtojnë imazhin e FFK-së dhe të sportit në përgjithësi sepse pa u dënuar dikush dhe pa u larguar dikush këto dukuri nuk do të zhduken. Për fat të keq po shkojnë vetëm duke u rritur”, shkruan tutje në reagim.

Në fundjavë, përmes një postimi tjetër Behari u ankua në gjyqtarin Mervan Bejtullahu dhe në ndihmësit e tij, pas humbjes nga Prizreni..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat