Superiorja i lë ‘stafetën’ Kupës së Shqipërisë

Futboll

Superiorja i lë ‘stafetën’ Kupës së Shqipërisë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

4 ekipe kanë mundur të kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi, Egnatia, Vllaznia dhe Tirana do të bëjnë mes tyre llogaritë e trofeut.

Për të 4-ta këto skuadra nuk do të ketë pushim. Në fakt Kukësi do të sfidohet me Tiranën, ndërsa Egnatia do të përballet me Vllazninë, ku do të luftojnë për 2 biletat e finales së madhe.

Ekipet do të sfidohen në mesjavë, ku të mërkurën do të zbresin në fushë për të kërkuar edhe fitoren. Të dyja ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë. Në orën 15:00 do të luhet paralelisht në Kukës dhe Rrogozhinë.

KUPA E SHQIPËRISË FAZA GJYSMËFINALE:

Kukësi-Tirana 03.04.2024         15:00

Egnatia-Vllaznia 03.04.2024         15:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat