De Zerbi njofton largimin nga Brightoni

Futboll

De Zerbi njofton largimin nga Brightoni

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:52
Klopp e De Zerbi

Roberto De Zerbi pritet të lëvize nga Brightoni në fundin e sezonit. Emri i teknikut italian është i lidhur me klube si Liverpool, Bayern Munchen apo Barcelona, që sezonin e ardhshëm do të kenë timonierë të rinj.

Nga Anglia raportojnë se 44-vjeçari nga Brescia cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Jurgen Klopp nga drejtuesit e Liverpoolit. Teksa ka pëlqim të madh edhe nga bavarezët e Bayernit.

De Zerbi është gati të hedhë hapin e madh në karrierë, ndërkohë që përpara duelit me Liverpoolin, që mund të jetë skuadra e tij e ardhshme, ai deklaroi:

“Për momentin nuk mendoj të firmos një kontratë të re me Brightonin, nuk besoj se do të rinovoj. Kam biseduar me drejtuesit, por nuk kemi arritur një marrëveshje”.

Fjalë lamtumirë nga skuadra angleze, por jo nga Premier League. Bayerni e tundon shumë, por italiani preferon të mbetet në ishull dhe të marrë drejtimin e Liverpoolit.

Gjithsesi, ditët e ardhshme do të zbulojnë më shumë rreth së ardhmes së De Zerbit, i cili shpreson të vijojë karrierën në “Anfield”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat