Genc Hyseni ankohet: Ferizaj u dëmtua për një penallti

Futboll

Genc Hyseni ankohet: Ferizaj u dëmtua për një penallti

Nga: K.G. Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:00
Pamje nga ndeshja

Skuadra e futbollit Ferizaj ankohet për një penallti që nuk u akordua në duel me Prishtinën e Re, në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.

Genc Hyseni, drejtor sportiv i FC Ferizaj, ankohet duke thënë se janë dëmtuar rëndë.

“Jemi ekip më me se paku ankesa, por këtu nuk mundem mi mbyllë sytë kur dihet qe loja ka qenë me VAR dhe shikohet për pesë minuta a ka qenë penallti dhe nuk referohet. 

Gjynah gjithë këtë investim me na çu poshtë dhe me luajt me djersën e lojtarëve”, reagon Hyseni.

Ferizaj kryeson me 45 pikë e ka një më shumë se Prishtina e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat