Babai i Halandit në bisedime me drejtuesit e Realit dhe Barcelonës

Futboll

Babai i Halandit në bisedime me drejtuesit e Realit dhe Barcelonës

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:21
Halandit

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland është i preferuari i dy klubeve të mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, kështu që një transferim në La Liga nuk është i pamundur të ndodh në të ardhmen e afërt. Sipas “Diario Sport”, babai i Erling Haaland, Alfie, ka qenë në bisedime të ngushta me Barcelonën dhe Real Madridin në të njëjtën periudhë.

Alfie Haaland donte që djali i tij të nënshkruante për Real Madridin ose Barçën në vitin 2022, por asnjë marrëveshje nuk mundi të arrihet pasi Barça mund të përballonte vetëm Robert Levandovskin ndërsa Real Madrid vendosi të qëndrojë me Karim Benzema.

Ishte Man. Siti që pagoi klauzolën e lirimit të Haaland për të nënshkruar me të.

Por, ndërsa norvegjezi ka performuar jashtëzakonisht mirë në Premier Ligën, ai ende ëndërron të luajë në La Liga. Plani për Haaland thuhet se është të transferohet në Spanjë kur ai të vendosë të largohet nga Man. Siti në të ardhmen. Mbetet për t’u parë nëse Barcelona mund ta përballojë Haalandin, siç thonë burimet se ata planifikojnë ta bëjnë në vitin 2026.

Klubi është ende 1 miliard euro borxh dhe parashikohet të fillojë të bëjë para serioze vetëm kur “Camp Nou” të hapet, pas më shumë se një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat