Arteta: Man City ka arritur nivele të papara në futboll

Futboll

Arteta: Man City ka arritur nivele të papara në futboll

Më: 30 mars 2024 Në ora: 10:40
Mikel Arteta

Manchester City e ka ngritur performancën në nivele që nuk janë parë më parë në futboll, por Arsenali po afrohet gjithnjë e më shumë”. Kështu u shpreh Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, në prag të përballjes që londinezët do të kenë ndaj Manchester Cityt në “Etihad Stadium” të dielën në orën 17:30.

Gara për titullin kampion në Premier League po i afrohet një kulmi gjithnjë e më emocionues, teksa është hera e parë në 10 vjet që vetëm një pikë i ndan tre të parët pas 28 ndeshjesh, me Liverpoolin të dytin.

 

 

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Do të na japë një shtysë masive nëse fitojmë, por ka edhe shumë ndeshje të tjera pas kësaj, ndaj nuk do të jetë vendimtare”, u shpreh spanjolli i Arsenalit.

Manchester City, që kërkon titullin e katërt radhazi në Premier League, ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Arsenalit, me humbjen e vetme të pësuar në fillim të këtij sezoni, 1-0 në “Emirates Stadium”.

“Citizens” synojnë gjithashtu të vendosin një tjetër rekord, atë të dy “tripletave” radhazi, pasi janë në fazën çerekfinalet e Champions Leagues, në gjysmëfinalet e FA Cup dhe plotësisht në garë për titullin kampion.

Megjithatë kjo e fundit duket se do të jetë sfida e vërtetë për skuadrën e Guardiolës, pasi Arsenali dhe Liverpooli po bëjnë gjithashtu një kampionat në kufijtë e perfektes dhe nuk kanë ndërmend të lirojnë rrugën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat