Dy dëmtime tek Vllaznia

Futboll

Dy dëmtime tek Vllaznia

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:37
Vllaznia

Ndërprerja e kampionatit pritej të shërbente për rikuperimin e ndonjë lojtari të dëmtuar te Vllaznia, por ka ndodhur ndryshe.

Portieri Jurgen Mehidri duket se do ta humb Erzenin. Ai luajti në Kukës dhe ka ndjerë sërish shqetësimet e mëparshme, kështu që është i detyruar të pushojë disa ditë. Mehidri ka një tërheqje muskulore në kofshës dhe nuk do të jetë gati në fundjavë.

Përveç tij, edhe mbrojtësi i djathtë, Gerald Smajli, i grumbulluar me Kombëtaren U-21, është kthyer në Shkodër i dëmtuar. Gjendja e tij duhet parë gjatë këtyre ditëve, nëse mund të rikuperohet në kohë, apo jo.

Rikthehet nga dëmtimi dhe skualifikimi portieri Kristi Qarri, i cili do të mbrojë portën e Vllaznisë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Erzenit. Gati është edhe portieri tjetër Jukaj, që luajti në ndeshjen me Skënderbeun në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat