Osimhen nuk është një pengesë

Futboll

Osimhen nuk është një pengesë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:49
Kvaratskhelia

Rinovimi i Kviça Kvaratskhelia me Napolin duket një punë e kryer.

“Repubblica” shkruan se me lamtumirën e sigurt të Viktor Osimhen, De Laurentis dëshiron ta shndërrojë gjeorgjianin në lojtarin më të paguar të skuadrës, me një pagë prej 6 milionë eurosh.

Optimizmi është i madh te kampionët e Italisë, pasi kampionët në fuqi kanë një avantazh, duke qenë se Kvara nuk do të mund të largohet deri më 30 qershor 2027.

23-vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2022, periudhë në të cilën vinte nga Dinamo Batumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat