Nuk u ftua nga Kombëtarja për miqësoret e marsit, flet Mirlind Daku

Futboll

Nuk u ftua nga Kombëtarja për miqësoret e marsit, flet Mirlind Daku

Më: 25 mars 2024 Në ora: 09:36
Mirlind Daku

Mirlind Daku nuk është ftuar nga Kombëtarja shqiptare për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.

Sulmuesi kosovar, së bashku me prurjen tjetër të kohëve të fundit, Arbnor Muja mbetën jashtë listës së trajnerit Sylvinho, i cili në konferencë për shtyp sqaroi se do të provojë futbollistë të rinj në këto miqësore, por që e konfirmoi besimin që e ka në sulmuesin e Rubin Kazanit.

Futbollisti nga Kosova e pranon se e priste ftesën nga trajneri brazilian, por që tash do të fokusohet tek klubi i tij për ta dhënë më të mirën, në mënyrë që të rikthehet tek Kuqezinjtë në ndeshjet e qershorit.

Ndërsa ëndrra e tij më e madhe është ftesa dhe paraqitja në Euro 2024 me “Shqiponjat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat