Shqipëria mbyll përgatitjet në “Friends Arena” për sfidën ndaj Suedisë

Futboll

Shqipëria mbyll përgatitjet në “Friends Arena” për sfidën ndaj Suedisë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:06
Shqipëria

Pas përfundimit të konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Ylber Ramadani, skuadra zbriti në fushën e lojës dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Friends Arena”, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin miqësor ndaj Suedisë.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes.

Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. I gjithë fokusi është vetëm te sfida e dytë miqësore e marsit ndaj Suedisë.

Takimi Suedi–Shqipëri do të luhet më 25 mars ora 19:00 në stadiumin “Friends Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat