FFK "shpërblen" futbollistët në Hungari

Futboll

FFK "shpërblen" futbollistët në Hungari

Më: 24 mars 2024 Në ora: 12:55
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore rrugëtimin e ri në krye me trajnerin Franco Foda.

Dardanët” të premten mposhtën kombëtaren e Armenisë me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Milot Rashica, shkruan IndeksOnline.

Kosova pas dy ditëve, me 26 mars do të luaj një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë.

Futbollistët dhe stafi i Kosovës mbrëmë kanë arritur në Budpest, ku ata janë shpërblyer nga FFK-ja, duke u akomoduar në një hotel superluksoz.

Ndeshja Hungari – Kosovë zhvillohet me 26 mars, në stadiumin ”Puskás Aréna”, më fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat