Vllaznia nuk thyhet prej 5 muajsh

Futboll

Vllaznia nuk thyhet prej 5 muajsh

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:38
Stadiumi në Shkodër

Vllaznia po zhvillon një sezon mbresëlënës, teksa pas 28 javësh e sheh veten në vendin e dytë, me vetëm 2 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

Kuqeblutë kanë nisur të besojnë se këtë edicion mund të rikthejnë në Shkodër titullin që mungon prej më shumë se 2 dekadash. Shkodranët e kanë kthyer në një kështjellë “Loro Boriçin”, ku nuk mposhten që nga data 7 tetor, sfidë kur janë mundur nga Tirana minimalisht 0-1.

Për më shumë se 5 muaj e gjysmë në Shkodër, Vllaznia ia ka dalë të mos humbasë asnjë ndeshje, një tregues së ndeshjet në shtëpi i kanë pikën e tyre më të fortë.

Numri i tifozëve në “Loro Boriçi” sa ka ardhur e është shtuar dhe javët e fundit do të jenë shumë përcaktues, me Vllazninë që kërkon ta mbyllë në vendin e parë kampionatin, ndërsa në anën tjetër të shkojë dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Erzenit në shtëpi për kampionat e më pas do të vizitojë Rrogozhinën, ku do të luajë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me Egnatian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat