Kili pa mbrojtësin kryesor kundër Shqipërisë

Futboll

Kili pa mbrojtësin kryesor kundër Shqipërisë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:36
Kili

Shqipëria do të përballet për herë të parë me kombëtaren e Kilit, në një miqësore që do të luhet nesër në orën 20:45.

Ndërkohë, të rejat e fundit nga rivalët janë se lista e tyre ka pësuar sërish një ndryshim.

Guilermo Maripan është dëmtuar në gju dhe i ka humbur këto miqësore.

Qendërmbrojtësi i njohur i Monakos është një mungesë shumë e rëndësishme për Rikardo Garekan, trajnerin që debuton me kombëtaren e Kilit. Kështu, trajneri ka vendosur të thërrasë Fransisko Sieralta nga Uotfordi.

Më parë, lista pësoi edhe katër ndryshime: Diego Valdes, Erik Pulgar, Karlos Palasios dhe Havier Altamiran nuk kontribuojnë dot për skuadrën, për shkak të problemeve fizike, ndërsa në vend të tyre u thirrën Ben Brereton Dias, Esteban Paves, Aleksander Aravena dhe Lukas Asadi.

Sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, Gareka ka vendosur që të rikthejë në portë Klaudio Bravon, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Ndërkohë sa i përket sulmit, pritet të rreshtohet treshja, Aleksis Sançes, Edoardo Vargas dhe Ben Brereton.

Kombëtarja e Kilit po vijon përgatitjet që në datën 19 mars në Itali. Për shkak edhe të largësisë, ekipi ka udhëtuar disa ditë përpara drejt Italisë.

Pas Shqipërisë, kilianët do të përballen me Francën, në një miqësore që do të luhet në Marsejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat