Totti korigjon shënjestrën për Dybalan

Futboll

Totti korigjon shënjestrën për Dybalan

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:39
Dybala e Totti

Francesco Totti nuk është thjesht simboli i Romës, por para së gjithash një tifoz i madh i saj. Ndonëse kanë kaluar gati 7 vite nga lamtumira e tij me futbollin,

“Kapiteni” ka mbetur shumë i lidhur me skuadrën e zemrës, aq sa e ndjek nga afër dhe kur është e nevojshme e mbron.

Ky është rasti i marrëdhënies me Paulo Dybala, një pjesë themelore e skuadrës së Daniele De Rossit, i konsideruar nga Totti një vlerë për t’u mbrojtur. “Unë nuk jam menaxher, por thjesht tifoz i Romës dhe për këtë arsye mund të them atë që dua.

Kur më pyetën se çfarë do të kisha bërë me Dybala nëse do të isha menaxher i Romës, thashë se do të mendohesha me kujdes për ta konfirmuar atë. Shkaku? Sepse luan 50% të ndeshjeve, – shpjegoi ish-kapiteni verdhekuq për “Sportmediaset”.

– Me këtë nuk doja të sulmoja Paulon, sepse gjithmonë kam menduar se është një top-lojtar. Mos harroni se unë isha i pari që u përpoqa ta sillja atë te Roma. Kur është në fushë, skuadra ndryshon fytyrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat