Maqedonia U18 mposhtet, tre shqiptarë titullarë

Futboll

Maqedonia U18 mposhtet, tre shqiptarë titullarë

Nga: K.G. Më: 20 mars 2024 Në ora: 19:50
Maqedonia U18

Maqedonia U18 vjeç ka luajtur ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar në Antalia të Turqisë.

Skuadra e trajnerit Vujadin Stanojkoviq është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Moldavia.

Maqedonia pati disa raste përmes futbollistëve Manojlov, Aliji dhe Mlladenovski por nuk i konkretizuan.

Tre shqiptarë u paraqitën titullarë për Maqedoninë: Milot Sinani, Adrian Neziri e Altin Aliji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat