Neymar përballet me reagime të ashpra

Futboll

Neymar përballet me reagime të ashpra

Më: 20 mars 2024 Në ora: 19:12
Alves e Neymar

Dani Alves është dënuar me katër vite e gjysmë burg për përdhunim në një klub nate të Barcelonës në dhjetor 2022.

Neymar dyshohet se është gjithashtu i përfshirë në rast, pasi pretendohet se ai ka paguar 150,000 euro nga dëmet e Alves në emër të tij. Babai i Neymar gjithashtu raportohet se ka paguar garancinë e Alves prej 1 milion euro për ta liruar nga burgu.

Presidentja e Partisë së Punëtorëve, Gleisi Hoffman, ka shprehur zhgënjimin e saj për vendimin e Neymar për të ndihmuar ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës, PSG-së dhe Brazilit.

Hoffman deklaroi për Goal.com: “Dënimi i përdhunuesit Daniel Alves është pedagogjik dhe shembullor, tregon se shoqëria nuk i duron më sjelljet seksiste dhe mizogjene”.

“Absurdi ishte se ai mori para borxh nga Neymar, pagoi dëmshpërblimin dhe uli dënimin, diçka që nuk zgjidh asgjë për viktimën, nuk i fshin vuajtjet”.

Aktivitetet e paligjshme të Dani Alves sigurisht që kanë eklipsuar trashëgiminë e tij, e cila më parë ishte formësuar nga arritjet e tij me klube si Barcelona.

Ai është lojtari me më së shumti trofe (43) në futbollin profesionist, pas Lionel Messit (44),

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat