Kur do të luhet Milan-Inter?

Futboll

Kur do të luhet Milan-Inter?

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Interi është në krye të Serisë A me 14 pikë përpara Milanit të vendit të dytë .

Sipas përllogaritjeve, zikaltërit mund të kenë mundësinë për të fituar Scudetton në derbin ndaj Milanit në ndeshjen e 33-të të kampionatit.

Nëse dy skuadrat do të arrinin në diferencë prej me 13, 14 ose 15 pikësh, do të ekzistonte mundësia që titulli të jepej pas asaj ndeshje.

Kur do të luhet Milan-Inter?

Tema është delikate sepse kuqezinjtë do të jenë të zënë kundër Romës në Europa League në ndeshjen e dytë çerekfinale para derbit.

Ndeshja do të luhet në ‘Olimpico’ më 18 Prill në orën 21:00, për këtë arsye po shqyrtohet mundësia e zhvendosjes së derbit në 22 Prill, në mënyrë që ‘Djalli’ të ketë pak më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Komunikimi zyrtar nga Lega Serie A në lidhje me programin e ndeshjeve nga dita e 33-të do të arrijë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat