Spalletti shijon Pellegrinin para Europianit

Futboll

Spalletti shijon Pellegrinin para Europianit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:51
Italia

Lorenzo Pellegrini, mund të konsiderohet pa frikë si “arma” sekrete e trajnerit Daniele De Rossi te Roma.

Kapiteni është rikthyer në versionin më të mirë pas emërimit të De Rossit në krye të verdhekuqve, teksa formës së fantazistit i gëzohet edhe trajneri i Italisë, Luciano Spalletti.

Ky i fundit thekson se Pellegrini është një lojtar shumë i fortë dhe se i duhet së tepërmi axurrëve për Europianin e kësaj vere.

“Pellegrini është një nga ata lojtarët që mezi e presim, e kemi pritur gjatë që të rikthehet në nivelin e tij. Jam i lumtur sepse nuk e kam pasur më parë në dispozicion. Është një lojtar shumë i fortë, e di çfarë bën në fushë, garanton edhe shumë kilometra të përshkruar.

Nuk e di çfarë do të ndodhë nga ky moment deri në qershor, por unë besoj te Pellegrini dhe pres shumë nga ai. Kishte probleme, por tani duket gjithçka në rregull. Duket se ndihet shumë mirë me atë se çfarë kërkon De Rossi”, u shpreh Spalletti.

Kujtojmë se Italia është pjesë e Grupit B në Euro 2024 së bashku me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Rrugëtimin e tyre, katër herë Kampionët e Botës do ta nisin pikërisht ndaj kuqezinjve të Sylvinhos më datë 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat