Bojku operohet me sukses nga lëndimi i pësuar

Futboll

Bojku operohet me sukses nga lëndimi i pësuar

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:12
Besmir Bojku

Besmir Bojku e ka përfunduar me sukses operacionin që kishte shkaku i lëndimit të rëndë që e pësoi dje në ndeshjen kampionale ndaj Rabotniçkit në stadiumin Arena në Shkup.

Struga Trim Lum triumfoi 1-2 në udhëtim në Shkup, ndërsa Bojku u detyrua të largohej në pjesën e dytë, pasi theu këmbën e djathtë, pas duelit me Belicën e Rabotnickit.

Vëllai i tij Besart Bojku sot në rrjetin social Facebook ka njoftuar se Besmiri e ka kaluar me sukses operacionin.

“Operacioni kaloi me sukses. Bojku do rikthehet më i fortë. Ju faliminderit për mbështetjen”, ka shkruar vëllai i tij.

Besmirin sot në spitalin “8 shtatori” në Shkup e ka vizituar bashkëshortja e tij Majlinda dhe djali i vogël 2 vjeçar, Loriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat