Ajdini dy gola, Krasniqi asiston! Shtatë shqiptarë në fushë në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Ajdini dy gola, Krasniqi asiston! Shtatë shqiptarë në fushë në Kampionatin e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2024 Në ora: 16:12
Alban Ajdini

Futbollisti Alban Ajdini sot shkëlqeu në fanellën e Lausanne e Ouchy, duke shënuar dy gola në barazimin në udhëtim, me rezultat 2:2 ndaj Zurich-ut.

Okita në minutën e 10-të, Marchesano (19') shënuan për Zurich-un dhe për mysafirët realizoi Alban Ajdini (42' e 79'-nga penalltia). 

Krasniqi ka asistuar në minutën e 19-të në golin e dytë të Zurich-ut.

Lindit Kamberi, Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi startuan nga minuta e parë për Zurich-un sikurse edhe Alban

Ajdini, Lavdrim Hajrullahu, Valon Hamdiu, Mërgim Qarri të Lausaane Ouchy.

Hamdiu është zëvendësuar në minutën e 46-të, Ajdini e Qarri në atë të 90+1 dhe Krasniqi është ndëshkuar me karton të verdhë.

Pas javës së 28-të në kampionatin zviceran, Zurich është në vend të katërt me 43 pikë e Lausasnne Ouchy në të fundit (12-tin) me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat