Vllaznia pa tre lojtarë në Kukës

Futboll

Vllaznia pa tre lojtarë në Kukës

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:47
Vllaznia

Edhe në një ndeshje, ku mungojnë tre lojtarë formacioni, Vllaznia s’ka vështirësi, çka do të thotë se ka alternative në stol.

Konkretisht, në Kukës nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Qatip Osmani portieri Qarri, mbrojtësi i djathtë Smajli dhe mesfushori Krymi.

Megjithatë, stafi teknik i kuqebluve e ka zgjidhur çështjen e formacionit për ndeshjen e radhës.

Për portën jep garanci edhe portieri i tretë Jukaj, në mbrojtje luan Sala dhe në formacion futet po ashtu Çoba, që sposton Malën në mesfushë.

Në këtë fazë të kampionatit, ku lodhja bën të vetën, lojtarët e stolit bëhen shumë të rëndësishëm, aq më tepër për një skuadër që ka pretendime madhore në të dy frontet, si Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat