“Jam i varur nga droga dhe alkooli” - Gjendja e rënduar e ish-sulmuesit të Italisë, reagon De Rosi: E kam vëlla, do jem këtu për të

Futboll

“Jam i varur nga droga dhe alkooli” - Gjendja e rënduar e ish-sulmuesit të Italisë, reagon De Rosi: E kam vëlla, do jem këtu për të

Më: 15 mars 2024 Në ora: 10:50
Trajneri i Romës, Daniele De Rosi

Daniel Osvaldo rrëfeu se po kalon një gjendje të rënduar psikologjike, me ish-sulmuesin e Italisë që po lufton varësitë nga droga dhe alkooli. Për këtë gjë foli dhe trajneri i Romës, Daniele De Rosi, i cili u shpreh se është i gatshëm që të ndihmojë Osvaldon, të cilin e konsideron vëlla.

“Do të flas me Danin (Osvaldon) pasi ai është një vëlla i vërtet. Ne folëm pas ndeshjes Fiorentina-Roma dhe i dërguam njëri-tjetrit foto nga ndeshjet e vjetra mes Fiorentinës dhe Romës. Kemi një raport mjaft të afër sa që unë nuk dua t’i tregoj të gjitha.

Kjo ndoshta dhe pse unë nuk dija asgjë, ose ndoshta dija shumë pak rreth gjendjes së tij.

Sa më përket mua, ai e di që unë do të jem gjithmonë këtu për të, siç ka qenë ai kur ne ishim shokë skuadre, siç ka qenë ai kur unë ika në Argjentinë. Kështu do të jetë dhe tani, nëse ai e do dhe jo nëse i nevojitet”, tha De Rosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat